E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mançesteri mund Evertonin, rigjen vendin e dytë

Darren Fleçer kaloi skuadrën e Fergusonit në epërsi në minutën e 35-të. Mesfushori skocez realizoi një supergol nga jashtë zone, duke e çuar topin në trekëndëshin e djathtë të portierit Tim Hauard.

Kampionët e Premier Ligës e kontrolluan krejt ndeshjen, duke shënuar edhe dy herë të tjera në pjesën e dytë. Majkëll Kerrik në minutën e 67-të dhe Antonio Valencia nëntë minuta më vonë vulosën suksesin e skuadrës së Aleks Fergusonit.

Tri pikë që e ngjisin përsëri Mançesterin në vendin e dytë (pesë pikë pas Çelsit që vazhdon të udhëheqë i vetëm), duke përfituar edhe nga disfata e Arsenalit 1-0 në fushën e Sandërlendit të Lorik Canës.

Mançester Utd. 3 – 0 Everton (Fleçer 35’, Kerrik 67’, Valencia 76’)

Mançester Utd.: Van der Sar; Da Silva (Scholes 63’), Broën, Vidic, Evra; Valencia, Fletcher, Carrick (Gibson83’), Giggs; Rooney, Oëen (Obertan 73’). Trajner: A. Ferguson

Everton: Howard; Neill, Yobo, Distin, Baines; Gosling (Yakubu 46’), Rodëell, Heitinga, Cahill (Jo 82’); Fellaini, Saha (Hibbert 82’). Trajner: D. Moyes

Gjyqtar: S. Benet

Kartonë të verdhë: Da Silva, Carrick / Cahill, Fellaini

                                                                                             

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›