E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shakhtari gjunjëzon kampionin

Shakhtar Donetsk nuk ka të ndalur. Gjiganti ukrainas ia ka dal ta mposht kampionin aktual të Evropës, Chelsean me rezultat 2:1 – në kuadër të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve. Ndërsa, në përjashtim të Juventusit, që nuk mundi të fitoj më shumë sesa një pikë përball Nordsjaelland, skuadrat tjera të mëdha nuk lejuan të ndodhin befasi. Mirëpo, disa nga to me mund të madh fituan, si Barcelona ndaj Celtic, Manchester United kundër Bragas e Bayerni i Xherdan Shaqirit përball Lillet.

Shakhtar Donetsk po vazhdon të shkëlqej. Kjo skuadër të martën mbrëma ishte e pandalshme edhe për kampionin aktual të Evropës, Chelsean. Madje, londinezët janë gjunjëzuar në Ukrainë, ku u mposhtën nga kampioni i këtij vendi me rezultat 2:1 – në Grupin E, në kuadër të rrethit të tretë të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve. E me këtë fitore ukrainasit ua rrëmbyen anglezëve pozitën e parë në grup.

E më meritorët në hapin e madh përpara që e bëri Shakhtari ishin Teixeira që e realizoi golin e parë në minutën e tretë dhe Fernandinho që e shënoi golin e dytë në minutën e 52-të. Kurse, për Chelsean golin e vetëm e ka realizuar Oscar në minutën e 88-të.

Në këtë grup, kampioni italian, Juventusi me mjaftë mund e ka nxjerr një barazim si mysafir i Nordsjaellandit. Në minutën e 81-të, Vuçeniç ia ka dal të realizoi gol për rezultat përfundimtar, 1:1.

Ndërsa, Valencia ia ka ndal hovin BATE Borisovit, të cilin e mposhti bindshëm si mysafire me rezultat 0:3, në Grupin F. Fitore të rëndësishme në këtë grup ka shënuar edhe Bayern Muncheni i Xherdan Shaqirit si mysafir i Lillet me rezultat 0:1. Shaqiri luajti gjatë gjithë pjesës së dytë dhe me sukses e zëvendësoi Franc Riberyn.

Barcelona e ka bërë një hap të madh drejt kualifikimit si lider i Grupit G, ngase iu është dashur të derdh mjaftë djersë për ta mposhtur Celticun me rezultat 2:1, falë golit që e ka realizuar Alba në minutat shtesë të lojës. Shpresat për ta kaluar këtë grup i ka mbajtur gjallë edhe Spartaku i Moskës, falë fitores që e shënoi me rezultat 2:1 ndaj Benficas.

Kurse, në Grupin H, fitore të mundimshme ka shënuar edhe Manchester United përballë Bragas me rezultat 3:2, derisa Cluj e ka nxjerr një pikë si mysafir i Galatasarayt, pasi përballja mes tyre ka përfunduar 1:1.

Grupi E

Shakhtar – Chelsea 2:1

Nordsjaelland – Juventus 1:1

Tabela

1. Shakhtar 3 7

2. Chelsea 3 4

3. Juventus 3 3

4. Nordsjaelland 3 1

Grupi F

BATE – Valencia 0:3

Lille - Bayern M 0:1

Tabela

1. Valencia 3 6

2. BATE Borisov 3 6

3. Bayern Munich 3 6

4. Lille 3 0

Grupi G

Spartak – Benfica 2:1

Barcelona – Celtic 2:1

Tabela

1. Barcelona 3 9

2. Celtic 3 4

3. Spartak Moscow 3 3

4. Benfica 3 1

Grupi H

Galatasaray – Cluj 1:1

Man Utd – Braga 3:2

Tabela

1. Man United 3 9

2. CFR Cluj 3 4

3. Braga 3 3

4. Galatasaray 3 1

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›