Më 14 nëntor Shqipëria miqesore me Kamerunin
TIRANË- Shqipëri- Kamerun do të jetë miqësorja e radhës për përfaqësuesen tone, ka bere te ditur Federata Shqiptare e Futbollit.
Me 14 nëntor 2012, në stadiumin “Stade de Geneve”, të qytetit të Gjenevës (Zvicer) në orën 20.45, kuqezinjtë e De Biazit do të përballen në një ndeshje miqësore me perfaqesuesen e Kamerunit.
Në kuadër të datës së lirë të FIFA-s për zhvillimin e takimeve miqësore, Federata Shqiptare e Futbollit ka zyrtarizuar sot një marrëveshje të rëndësishme me skuadrën e njohur afrikane, e cila njihet për performancat e saj interesante. Kameruni gjithnjë ka paraqitur nivel të lartë loje në kompeticionet si, Kupa e Afrikës apo Kampionati Botëror.
Në skuadrën kamerunese aktivizohen lojtarë me shumë emër e të shquar nepër kampionatet e shumta europiane, ku padyshim tërheq vëmendjen futbollisti më i paguar në botë, Samuel E'to. Për kombetaren kuqezi dhe trajnerin De Biasi kjo është një provë e rëndësishme për të kolauduar skuadrën dhe për të provuar lojtarë të rinj kandidatë potenciale të përfaqësueses sonë.
(BalkanWeb)