Basha: Qeveria e zotuar në uljen e numrit të aksidenteve
Kreu i dikasterit të rendit, së bashku me Ambasadorin e KE-së Z.Helmut Lohan vëzhguan sot nga afër sesionet e trajnimit të policëve të qarkullimit rrugor nga oficerë të policisë austriake dhe sllovene, në kryqëzimin rrugor pranë shkollës teknologjike në Tiranë.
“Kjo duhet të shihet si prioritet nga të gjithë aktorët, duke përfshirë edhe institucionet e pushtetit vendor, si institucione përgjegjëse për paisjen dhe funksionimin me sinjalistikën e nevojshme, duke filluar nga semaforët, tabelat qarkulluese pranë qendrave urbane etj”, u shpreh Ministri Basha.
Në këtë trajnim që mundësohet nga misioni PAMECA III i BE janë përfshirë rreth 150 efektiva të policisë rrugore nga i gjithë vendi. Trajnimi synon të përmirësojë formimin profesional të punonjësve të policisë së qarkullimit rrugor me praktikat dhe standartet europiane përsa i përket sigurisë individuale gjatë kontrollit të makinave dhe përzgjedhjes së vendeve të duhura për kontrolle, menaxhimin e përshtatshëm të kryqëzimeve, ndarjen e detyrave etj.
Basha siguroi se në të njëjtën kohë me trajnimin do të bashkërendohet edhe dixhitalizimi dhe shtimi i kapaciteteve teknike për kontrollin, zbulimin dhe adresimin e shkeljeve në trafik, e po kështu edhe ashpërsimi i penaliteteve në shembullin e praktikave më të mira europiane. Ministri Basha theksoi ndërkohë edhe nevojën e thellimit të bashkëpunimit ndërinstitucional mes Ministrisë së Brendshme, Ministrisë së Transporteve dhe institucioneve të pushtetit vendor për çështjet e përmirësimit të cilësisë së qarkullimit rrugor.