E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mancester Junajtid eshte gati te shese Uejn Runin

Përfundon epoka e Wayne Rooney-t te Manchester United.

Lënia jashtë formacionit në ndeshjen me Realin e Madridit ishte sinjali më i fundit nga Aleks Ferguson.

Nga ylli i skuadrës, tashmë ai duket në një lojtar të tepërt. Pas blerjes së Van Persie-t dhe shpërthimit të Ëellbeck, 27-vjeçari nuk ka më hapësira në skuadër.

Sulmuesi nuk e ka pritur mirë faktin që qëndroi në stol në pjesën më të madhe të ndeshjes me Realin. Largimi i tij në fund të sezonit duket i përcaktuar.

Kjo edhe sepse Ferguson nuk ka ndërmend ti ofrojë rinovimin e kontratës, që përfundon pas 2 vjetësh.

Te Manchester United janë të gatshëm të dëgjojnë të gjitha ofertat, ndërsa çmimi i përcaktuar për Rooney-n është rreth 29 milionë euro.

Paris Saint Germain kryeson listën e klubeve kandidate për futbollistin.

Mbrapa nuk mbetet as Manchester City, që edhe në vitin 2010 kishte tentuar ta rrëmbente nga rivalët e qytetit.

Problem mbetet rroga e sulmuesit që përfiton mbi 9 milionë euro në sezon.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›