E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ancelotti vlereson forcen e PSG

Rreth dy dekada pritje për t’u kthyer në protagonistë.

Paris Saint Germain vuajti, megjithatë shijon kualifikimin në çerekfinalet e Champions.

“Ndeshja ishte më e vështirë se e para. Në mënyrë paradoksale nisëm të luanim vetëm pas golit të Valencias. Ishte një kualifikim i vuajtur, por i merituar”.

Beckham nuk arriti të debutonte në Europë me francezët, por kjo e ka një shpejgim.

“Në fillim Beckahm po nxehej me Gameiron, për të zëvendësuar Mottan. Duhej të zgjidhja mes tyre dhe preferova Gameiron, për ti dhënë skuadrës pak më tepër energji në fazën sulmuese”.

Tashmë PSG do të luajë shanset e saj pavarësisht kundërshtarit.

“Nuk e di deri ku mund të shkojmë. Por, në fillim të turneut e kishim thënë që askush nuk e dinte se çfarë mund të bënim në Champions. Por, deri më tani jemi paraqitur mjaft mirë”.

Klubi parizien u rikthyer në çerekfinalet e Champions pas 18 vjetësh mungesë dhe mbetet përfaqësuesi i vetëm i futbollit francez.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›