E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Mutu, paguaji 17 mln euro Çelsit"

Gjykata e Arbitrazhit Sportiv (KAS) në Lozanë ka vendosur që Adrian Mutu të dëmshpërblejë Çelsin. Shifra e përcaktuar është 17 milionë euro dhe kjo për ngjarjen e tetorit 2004, kur klubi londinez prishi kontratën me sulmuesin, i cili rezultoi pozitiv me kokainë në testet antidoping. Rumuni i ishte drejtuar kësaj gjykate në maj të vitit të kaluar, për të apeluar vendimin e shkallës së parë të FIFA-s. KAS, shkalla më e lartë e Gjykatës Sportive, hodhi poshtë pretendimet e Mutu dhe e cilësoi të drejtë dëmshpërblimin financiar. Lojtari e kishte cilësuar "çnjerëzore" sentencën e "qeverisë" botërore të futbollit, ndërsa dje ishte radha e avokatëve të flisnin: "Do të vazhdojmë betejën, këtë herë në nivel civil".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›