E Shtunë, 31 Tetor 2026

Të gjithë të çmendur pas Majkëll Shumakerit

Ishte njëherë e një kohë Shumakeri? Jo, Shumi është ende. Vetëm tre javë ndajnë ëndrrën e shumë të pasionuarve nga realiteti. Shtatë herë kampioni i botës do të rikthehet të drejtojë një makinë "Ferrari" në një garë të vërtetë. Në moshën 40-vjeçare gjermani do të rifutet në lojë për të "rigjallëruar" një Botëror të mallkuar për Ferrarin, nga çështja e difuzorëve, përplasja me FIA-n e Maks Moslit, dhe deri te incidenti i Masës. Shumaker do të hipë në një F60 numër 3 të mikut Filipe. "Jam i kënaqur që e binda Majkëll Shumakerin, ka thënë Mantezemolo. Formula 1 kishte nevojë të ringjallej. Do të fitoni me Shumin? Sigurisht, nuk shkojmë në Valencia për t‘u tallur". Kampioni i botës me MekLaren, Luis Hemilton: "Majkëll është një nga më të mëdhenjtë e këtij sporti, për mua është një nder të garoj me të për herë të parë". Por mbreti Shumaker nuk humbet kohë, dje zbriti në Muxhelo për t‘u stërvitur.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›