Mançester Junajtid,objektivi i atentatit
Atentati i dyfishtë kamikaz më 17 korrik, në dy hotele të Xhakartës, kishte si objektiv kryesor pikërisht Mançester Junajtid. Lajmi është publikuar nga "Times", që theksonte se kampionët e Anglisë duhej të akomodoheshin në hotelin "Ritz-Carlton" të kryeqytetit indonezian. Ndërkohë, është konfirmuar që arkitekti i atentateve ishte i superkërkuari Nordin Mohamed Top. Ai është përgjegjës për sulmet me bomba në Bali në vitet 2002 dhe 2005, por edhe për disa sulme terroriste në Indonezi.