Pezullohet polici, nën hetim për dhunimin e banesës private
Prokuroria e Fierit ka vënë nën hetim një efektiv të Postës së Policisë së Patosit. Një denoncim i ardhur nga fqinjët e policit Petrit Beqari ka bërë që sektori i Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm pranë Drejtorisë së Policisë së Qarkut Fier të çojë për procedim penal policin Petrit Beqari. Mësohet se deri në zbardhjen e ngjarjes dhe të rrethanave, shefi i Komisariatit të Fierit, Latif Kulla, ka pezulluar nga puna vartësin e tij, ndërkohë që ka nxjerrë një urdhër për dorëzimin e armës. Ndërsa çështja ka nisur të procedohet penalisht nga prokuroria e rrethit, mësohet se zanafilla e çështjes ka nisur në datën 13 korrik të këtij viti, pas denoncimit të bashkëshortëve Sadush dhe Vitore Tafaj, pranë Komisariatit të Policisë Fier. Tafajt, banorë të fshatit Vajkan, Komuna Mbrostar në rrethin e Fierit, pretendojnë se fqinji i tyre, Petrit Beqari, koleg i tyre, në mënyrë të vazhdueshme i ka kërcënuar, dhunuar banesën dhe madje ka tentuar të përdhunojë Vitoren.
Pas kontaktit që Tafajt kanë pasur me kreun e komisariatit, mësohet se çështja në fjalë i është deleguar Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm në Drejtorinë e Policisë së qarkut. Kreu i këtij të fundit, Bajram Bashkshkurti, ka thënë për gazetën "Shqip" se "denoncimi për policin Petrit Beqari ka ardhur nga fqinjët e tij, Sadush dhe Vitore Tafaj. Këta të fundit kanë denoncuar pranë SHKB-së se polici Beqari, që punon aktualisht në postën e policisë Patos, një natë më parë, më datën 12 korrik, u kishte shkuar në shtëpi dhe u kishte dhunuar banesën. Çifti i bashkëshortëve kanë depozituar në denoncimin e tyre mjaft fakte, të cilat u morën nën hetim dhe shqyrtim nga sektori ynë".
Po ashtu, kreu i SHKB-së së Fierit, Bashkshkurti, shprehet se pas shqyrtimit të rrethanave dhe të ngjarjes çështja i është dërguar prokurorisë së rrethit, e cila ka regjistruar nisjen procedurale të hetimeve. Burime nga Prokuroria e Fierit pohojnë për gazetën se dosja ndaj policit Petrit Beqari është nën hetim e sipër dhe ende nuk është vendosur nëse do të ngrihet një akuzë për të. "Jemi duke verifikuar nëse është kryer vepër penale apo jo. E kemi regjistruar si procedim penal, por jemi aktualisht në fazë verifikimesh", shprehet kryeprokurori i Fierit, Altin Binaj. Petrit Beqari është efektiv i policisë së shtetit prej 14 vjetësh. Pas lëvizjes në shumë sektorë, prej disa muajsh ai është vendosur në Postën e Policisë Patos. Gjatë 14 viteve të punës në Policinë e Shtetit, dosja e tij është mjaft e pastër, megjithatë pas denoncimit të fqinjëve, shefi i Komisariatit të Fierit, Latif Kulla, ka urdhëruar pezullimin e përkohshëm të tij nga puna. Kjo masë është pasuar edhe me marrjen e armës së shërbimit, deri në dhënien e një urdhri tjetër. Ndërkohë që drejtori i Policisë së Qarkut Fier, Shemsi Premçi, është shprehur se "polici Petrit Beqari nuk duhet pezulluar nga puna, pasi ndaj tij nuk ka një urdhër prokurori apo një vendim gjykate. Provimi i provave shkencore nga ana e këtyre dy institucioneve mund të pasojë me një vendim ndaj policit në fjalë". Gjithashtu, drejtori Premçi ka thënë se mes policit dhe fqinjëve të tij ka pasur debat të vazhdueshëm për çështje pronësie, kështu që janë duke u sqaruar dhe hetuar të gjitha rrethanat e mundshme që mund të kenë çuar çiftin Tafaj të denoncojnë fqinjin polic.