Milan, tjetër ofensivë për Luis Fabianon
Milani është treguar shumë pasiv në përforcimin e skuadrës, por tashmë që merkato ka hyrë në fazën vendimtare, drejtuesit e klubit janë vënë në lëvizje. Kuqezinjtë nuk kanë shumë kohë në dispozicion, edhe sepse goglat në kalendarin e Serisë A nuk janë treguar shumë bujare: që prej javës së dytë (më 30 gusht), skuadra e Leonardos do të luajë derbin me Interin. Administratori Galiani ka qëndruar pranë skuadrës në Mynih, që prej ditës së martë, ku është konsultuar gjatë me drejtuesin e stolit. Leonardo i ka dhënë sugjerime të sakta rreth sulmuesit që preferon të ketë në dispozicion: zgjedhja e parë mbetet Luis Fabiano.
Aktualisht, oferta e Milani për lojtarin e "seleçaos" dhe kërkesa e Seviljas qëndrojnë mjaft larg. Klubi nga rruga "Turati" nuk do të shpenzojë më tepër se 15 milionë euro, ndërsa në pretendimet e tyre, andaluzët nuk dëshirojnë të zbresin nën 20 milionë euro. Diferenca prej 5 milionë eurosh është një shifër mjaft e lartë për presidentin Berluskoni, i cili kërkon që në ekip të afrohen vetëm lojtarë nën 23 vjeç. Megjithatë, të shtunën Milani do të bëjë edhe ofensivën e radhës për Fabianon, nëpërmjet Paolo Dirceut. Ky i fundit, një konsulent futbolli, i cili jeton në Bazel, do të paraqitet së bashku me menaxherin e një banke te presidenti i Seviljas, Del Nido. Oferta që ai do të paraqesë, përveç 15 milionë eurove, përfshin edhe mesfushorin me tipare sulmuese të Kombëtares zvicerane dhe të Fc Zyrih, Johan Vonlanten. Milani synon ta blejë 23-vjeçarin, në mënyrë që ta kalojë në formë huazimi, ose t‘i shesë gjysmën e kartonit spanjollëve, për t‘i bindur që të lejojnë largimin e Luis Fabianos.