Mesi, kontratë e re me klauzolë 250 mln euro
Barcelona ka vendosur, siç e kishte premtuar, të përmirësojë kushtet e kontratës me Lionel Mesin. Klubi, sipas spanjolles "Sport", ka nisur tratativat për kontratën e re, e cila nuk do të zgjatet, por do të ndërhyhet në kushtet financiare. Baza e marrëveshjes është gjetur, ndërsa detajet do të përfundojnë pas kthimit të Barçës në shtëpi. Klauzola e re e prishjes së kontratës do të rritet me 100 milionë euro: nga 150 milionë euro që është tani, do të arrijë shifrën e 250 milionë eurove.