Riberi, Bajerni refuzon 80 mln euro
Bajerni i Mynihut ka refuzuar 80 milionë euro nga Reali i Madridit për mesfushorin Frenk Riberi. Lajmi është bërë i ditur nga gazeta franceze "L‘Equipe", e cila theksonte se gjigantët spanjollë, të drejtuar nga Florentino Perez, e kanë bërë këtë ofertë rreth tri javë më parë, por presidenti i bavarezëve, Karl-Hainc Rumenige dhe menaxheri Uli Hënes nuk pranuan ta "dhurojnë" lojtarin më të mirë të skuadrës. E përditshmja sportive nuk ka dhënë asnjë detaj të mëtejshëm rreth kësaj çështjeje. Ndërkohë, Hënes konfirmoi se interesimi për Riberinë ka vazhduar, por madrilenët janë treguar kokëfortë, duke mos pranuar çmimin e kërkuar nga Bajerni: gjermanët e vlerësojnë kartonin e yllit francez të paktën 100 milionë euro. Kërkesa treshifrore për lojtarin bëri që në një moment të parë Perez të qëndronte më i tërhequr dhe për gazetën "Abendzeitung", menaxheri i ekipit të drejtuar nga Luis van Gal nënvijëzoi: "Duke qenë se spanjollët nuk ishin të gatshëm të plotësonin pretendimet tona financiare, atëherë u thamë se Riberi do të qëndrojë". Në fillim të këtij muaji, 26-vjeçari kishte deklaruar se dëshironte të largohej nga Bajerni për të vazhduar karrierën në "Santiago Bernabeu". Riberi joshet nga strategjia e Perez për të rikthyer "Realin galaktik". Në fakt, që prej rikthimit të biznesmenit 62-vjeçar në krye të klubit, kontingjentit "merengues" i janë shtuar Kaka nga Milani, Kristiano Ronaldo nga Mançester Junajtid dhe Karim Benzema nga Lioni.
Vetëm dy javë më parë, Bajerni kërcënoi klubin e kryeqytetit iberik se do të ankohej te FIFA, "qeveria" e futbollit botëror, nëse do të vazhdonin me "ofertat agresive" për Riberi. Disa komente të bëra nga Zinedin Zidan, person i afërt me mesfushorin, i cili punon si këshilltar i Perez, ka irrituar gjermanët. "Të gjithë flasin për transferimin e Riberisë. Zidan është ai që ‘llomotit‘ më shumë se të gjithë të tjerët. Kjo është një shenjë e mungesës së respektit ndaj nesh", deklaroi në atë periudhë Hënes për spanjollen "AS". Përveç madrilenëve, për lojtarin që ka kontratë me Bajernin deri në vitin 2011, vazhdon të interesohet edhe Çelsi. Vetëm pak kohë më parë, blutë e Londrës morën përgjigje negative për një ofertë me vlerë afro 50 milionë euro. Megjithatë, Abramoviç duket se nuk është dorëzuar, pavarësisht kërkesave të larta të bavarezëve.