E Shtunë, 31 Tetor 2026

Verona në kërkim të golave të humbur, kujton Bogdanin

Verona kërkon golat e humbur dhe
në mendje i shkon Erjon Bogdani,
bomberi shqiptar, i cili shkëlqeu në radhët
e kësaj skuadre, kur luanin në Serinë
B. Ish-skuadrat e sulmuesit shqiptar
në sezonin e fundit e ka vuajtur shumë
shënimin e golave, ku në 38 ndeshje
të luajtura ka realizuar 38 gola, me një
mesatare të ulët nga një gol për ndeshje.
Për këtë arsye ata janë hedhur në kërkim
të një sulmuesi, i cili të mund garantojë
sa më shumë gola. Ata që shënonin dikur
janë larguar, ndërsa ish-skuadra e
tyre ka rënë në Serinë C. Për të kërkuar
modelin e sulmuesit golashënues duhet
të zbresësh deri në sezonin kur në radhët
e tyre luante Erjon Bogdani. Në atë periudhë
Verona e mbylli sezonin në vendin
e 6 të serisë B, por me 59 gola të shënuar.
Golashënuesi i kësaj skuadre ishte Erjon
Bogdani, i cili realizoi plot 17 gola. Një
rekord për shqiptarin, i cili në karrierën e
tij nuk ka mundur ta përsërisë më.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›