E Shtunë, 31 Tetor 2026

Super Rosi kërkon sot fitoren e 100-të

Ndoshta ende i elektrizuar
nga fi torja e mrekullueshme
në Montmelo
të Katalunjës, Valentino Rosi me
Yamahan e tij i ka vënë në rresht
të gjithë, duke demonstruar një
formë të shkëlqyer në provat zyrtare
të Assenit. Ishte më i shpejti
në pistë dhe fi ksoi të dytin "pole
position" sezonal me një kohë të
çmendur: 1‘36"025. Menjëherë
pas kësaj, nuk munguan edhe
titujt bombastikë: "Rrufeja ndalet
në ‘katedër‘".
Në cirkuitin holandez, një
ndër të preferuarit e "Doktorit" ka
pasur një sfi dë mes superkampionit
italian, spanjollit Lorenco me
Yamaha dhe Stonerit me Dukati,
të cilët janë alternuar vazhdimisht
me njëri-tjetrin në kërkim
të vendit të parë. Pak minuta para
përfundimi të provave zyrtare,
mes tre të përfshirëve në këtë
konkurrencë është futur edhe
Pedroza, por është Lorenco ai që
i ka trembur të gjithë me një kohë
prej 1‘36"393 vetëm pak çaste
para se të përfundonte gjithçka.
Ndërkohë, ai që e vë vulën përfundimtare
është Valentino Rosi:
"Doktori" nuk qëndron duarkryq
duke parë, por rikthehet në pistë
dhe arrin një kohë të jashtëzakonshme.
I vetmi që arrin t‘i rezistojë
disi uraganit italian është
spanjolli Pedroza: 85 të mijtat
është diferenca mes pilotit të
skuadrës së Hondës dhe asaj të
fi ksuar nga Rosi.
Në ato momente nuk kishte
më kohë për Lorencon, që të
rikuperonte ndaj dy rivalëve
të tij (distanca mes tij dhe dy
të parëve ishte 368 të mijtat).
Ndërsa befason ish-kampioni
Kejsi Stoner: Pasi kishte qëndruar
në krye thuajse gjatë gjithë
kohës së provave zyrtare, ai është
detyruar të dorëzohet. Koha e tij
më e mirë e ndal kronometrin në
608 të mijtat larg nga "pole" dhe
prandaj do të duhet të kënaqet
nga pozicionimi i tij vetëm në
vendin e katërt. Radha e dytë e
nisjes kompletohet nga një Kolin
Eduards shumë në formë me
Yamahan e tij dhe Loris Kapirosi
me Suzuki. Në vështirësi, Andrea
Doviciozo me Hondën e dytë
zyrtare (i teti), ndërsa akoma më
keq ecën gara për italianin tjetër,
Marko Melandri (i 14-ti). Po dje
u zhvilluan edhe provat zyrtare
të 125cc, ku Sandro Korteze i
befason paksa të gjithë dhe fi ton
një "pole". Pas provave zyrtare
në pistën holandeze kanë ngelur
disi të zhgënjyer spanjolli Simon
(Aprilia) dhe britaniku Smith
(Aprilia), të cilët po zhvillonin
një garë në dyshe për të arritur
"pole position". Në fakt, piloti
gjerman me origjinë italiane ka
shfrytëzuar më së miri hapësirën
e lënë nga të tjerët dhe i ka
befasuar të gjithë. Prandaj Julian
Simon do të duhet të kënaqet me
vendin e dytë në nisje, përpara
bashkëkombësit të tij, Nico Terol
(Aprilia). Diçka më keq shkojnë
punët për Stefan Bradl (Aprilia),
i cili, nga ëndrra për të fituar
"pole", përfundon i katërti.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›