Mozli në sulm: Nuk iki, FOTA të më kërkojë falje!
Armëpushim. Jo paqe. Pas
marrëveshjes së Parsit, që
dukej se i kish vënë fjalën
"fund" mosmarrëveshjeve FIAFOTA,
Maks Mozli kthehet në
sulm. Presidenti i FIA-s "e trash
sërish zërin", duke kërkuar në një
letër drejtuar kreut të Ferrarit dhe
të FOTA-s, Luka di Montexemolo,
falje publike
nga skuadrat
"rebele". Por
nuk mbaron
këtu. Mozli kërcënon:
"Mund
të qëndroj akoma
në Formula
1". Përgjigjja e
Montexemolos
qe urgjente:
"Një keqkuptim".
Mozli akuzon skuderitë se
kanë përdorur fjalë fyese kundrejt
personit të tij dhe se e kanë
përshkruar si një diktator. "Nëse
ti dëshiron që marrëveshja e bërë
të ketë ndonjë fi je shprese për të
mbijetuar, shkruan Mozli, duke
iu drejtuar presidentit të shoqatës
së skuadrave, ti dhe FOTA duhet
të ratifi koni urgjentisht veprimet
tuaja". Mozli u kërkoi skuadrave të
korrigjonin deklaratat false dhe të
kërkonin falje gjatë konferencës
për shtyp, sepse letra e zjarrtë u
nis para takimit me gazetarët,
organizuar në Bolonja nga FOTA.
Mozli la të kuptohet se edhe dalja
e tij nga skena nuk është më kaq
e sigurt. "I dashur Luka, u çudita
shumë kur mora vesh se FOTA
ka thënë se zoti Boeri ka marrë
pozicionin e kreut të Formula
1. Aspak e vërtetë. Edhe që unë
jam përjashtuar nga detyra dhe
s‘do të kem më asnjë rol në FIA
pas tetorit, është lajm fals. Nga
ana tjetër, ti më ke përshkruar në
media sikur unë jam një diktator,
akuzë fyese kjo për 26 anëtarët e
Këshillit Botëror. Nëse dëshiron
që marrëveshja të mbijetojë, ti
dhe FOTA duhet të përgënjeshtroni
deklaratat e bëra. S‘kisha
më dëshirë të
qëndroja në
Formula 1 pas
marrëveshjes,
por meqë ti
dhe FOTA përdorët
mashtrimin,
unë
po rivlerësoj
pozicionin
tim dhe deri
në tetor unë jam president i FIA-s
me funksione të plota. Meqë ra
fjala, janë klubet anëtare të FIA/s
dhe jo ti e FOTA, që do të vendosin
se kush do ta udhëheqë FIA-n".
Ama dje, gjatë konferencës për
shtyp të FOTA-s, Montexemolo u
tregua i butë për sa i përket Mozlit,
madje e falënderoi për sa ka bërë
në F1. Një hap i parë drejt zgjidhjes
përfundimtare? S‘mbetet veç të
presim, mbase jo shumë, meqë drejtuesi
anglez është njeri surprizash.
marrëveshjes së Parsit, që
dukej se i kish vënë fjalën
"fund" mosmarrëveshjeve FIAFOTA,
Maks Mozli kthehet në
sulm. Presidenti i FIA-s "e trash
sërish zërin", duke kërkuar në një
letër drejtuar kreut të Ferrarit dhe
të FOTA-s, Luka di Montexemolo,
falje publike
nga skuadrat
"rebele". Por
nuk mbaron
këtu. Mozli kërcënon:
"Mund
të qëndroj akoma
në Formula
1". Përgjigjja e
Montexemolos
qe urgjente:
"Një keqkuptim".
Mozli akuzon skuderitë se
kanë përdorur fjalë fyese kundrejt
personit të tij dhe se e kanë
përshkruar si një diktator. "Nëse
ti dëshiron që marrëveshja e bërë
të ketë ndonjë fi je shprese për të
mbijetuar, shkruan Mozli, duke
iu drejtuar presidentit të shoqatës
së skuadrave, ti dhe FOTA duhet
të ratifi koni urgjentisht veprimet
tuaja". Mozli u kërkoi skuadrave të
korrigjonin deklaratat false dhe të
kërkonin falje gjatë konferencës
për shtyp, sepse letra e zjarrtë u
nis para takimit me gazetarët,
organizuar në Bolonja nga FOTA.
Mozli la të kuptohet se edhe dalja
e tij nga skena nuk është më kaq
e sigurt. "I dashur Luka, u çudita
shumë kur mora vesh se FOTA
ka thënë se zoti Boeri ka marrë
pozicionin e kreut të Formula
1. Aspak e vërtetë. Edhe që unë
jam përjashtuar nga detyra dhe
s‘do të kem më asnjë rol në FIA
pas tetorit, është lajm fals. Nga
ana tjetër, ti më ke përshkruar në
media sikur unë jam një diktator,
akuzë fyese kjo për 26 anëtarët e
Këshillit Botëror. Nëse dëshiron
që marrëveshja të mbijetojë, ti
dhe FOTA duhet të përgënjeshtroni
deklaratat e bëra. S‘kisha
më dëshirë të
qëndroja në
Formula 1 pas
marrëveshjes,
por meqë ti
dhe FOTA përdorët
mashtrimin,
unë
po rivlerësoj
pozicionin
tim dhe deri
në tetor unë jam president i FIA-s
me funksione të plota. Meqë ra
fjala, janë klubet anëtare të FIA/s
dhe jo ti e FOTA, që do të vendosin
se kush do ta udhëheqë FIA-n".
Ama dje, gjatë konferencës për
shtyp të FOTA-s, Montexemolo u
tregua i butë për sa i përket Mozlit,
madje e falënderoi për sa ka bërë
në F1. Një hap i parë drejt zgjidhjes
përfundimtare? S‘mbetet veç të
presim, mbase jo shumë, meqë drejtuesi
anglez është njeri surprizash.