E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mihajlovic: Katania ka gati nje "dhurate" per Juventusit

Trajneri i ri i Katanias, Sinisha Mihajlovic paralajmeroi Juventusin para ndeshjes se sotme se nuk do ta kete te lehte per te fituar, ndaj ekipit te tij, edhe pse si favor bardhezinjte shohin fushen, ne "Stadio Olimpico". Mihajlovic shpreson te befasoje bardhezinjte, ne rolin e trajnerit te Katanias, detyre te cilen ai e mori vetem pak dite me pare. - "Juventusi? E vetmja gje qe me shqeteson eshte gjyqtari i cili do te jete ne anen e tyre, pasi mund te zhyten ne krize, me nje rezultat tjeter zhgenjyes," - thekson trajneri i Katanias. - "Ne duhet te bejme kujdes qe te mos pesojme ndonje gol dhe duhet qe te sigurohemi qe te shenojme menjehere, sapo te na krijohen ndonje rast," - shtoi me tej Mihajlovic. 'Jam i sigurte se mund te arrijme nje rezultat pozitiv ne Torino," - shprehet trajneri serb i Katanias para ndeshjes se sotme te Seri A. Sipas Mihajlovic, Juventusi eshte nje motiv me shume per ekipet e tjera, ndaj edhe ai beson se Katania do te motivohet maksimalisht, per te arritur nje rezultat pozitiv.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›