E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mançester Utd fiton League Cup

Skuadra e Aleks Fergusonit e pa veten në disavantazh që në minutën e 5-të, kur Xhejms Milner kaloi ekipin e tij në avantazh. Por epërsia e skuadrës së Martin O’Neil zgjati vetëm shtatë minuta, pasi Majkëll Ouen barazoi shifrat në të 12-tën. Tre minuta para fundit të pjesës së parë sulmuesi anglez la fushën e lojës për shkak të një dëmtimi.

Si gjithmonë, për goditjen përfundimtare mendon Uejn Runi. Të njëjtën gjë bomberi i kombëtares së Anglisë bëri edhe në finalen e sotme, kur në minutën e 74-t mposhti portierin mik, duke i dhënë suksesin ekipit të tij.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›