Gramsh, gjenden dy prej viktimave të aksidentit
Trupat e pa jetë janë gjetur rreth 20 kilometra larg vendit të aksidentit, në vijim të rrjedhës së ujërave të lumit Devoll.
Ende nuk është bërë i ditur identiteti i viktimave, pasi ato sapo është gjetur, ndërkohë që do të dërgohet në morg nga ku do të këqyret nga mjekët eksperto-ligjor. Policia po vijon kërkimet për gjetjen edhe të tre trupave të tjerë.
Gramsh, rinisin kërkimet për katër viktimat
Gramsh (08:23)– Kanë rinisur sot kërkimet për katër personat e zhdukur që prej natës së shtunë në ujërat e lumit Devoll. Forca të shumta të RENEA-s, ato të zjarrfikësve si dhe banorët të zonës po kërkojnë përgjatë lumit Devoll, për trupat e katër personave që humbën jetën në një aksident.
Nga ngjarja, humbën jetën shtetasit Dritan Balla 38-vjeç, Petrit Ahmeti 20-vjeç, Behar Senkolli 18-vjeç dhe drejtuesi i mjetit shtetasi Elis Sogani, 32-vjeç. Fugoni udhëtonte nga Korça në drejtim të Gramshit, nga ku ra në një greminë dhe më pas në lumë për shkak të terrenit të vështirë. Policia bëri të ditur tragjedia ka ndodhur në orët e para të ditës së shtunë, në vendin e quajtur Mollë-Gra-bollë, 45 km larg nga qyteti i Gramshit.
"Nga hetimet e para dyshohet që shkak i aksidentit të rëndë të ketë qenë shpejtësia si dhe humbja e kontrollit nga drejtuesi i mjetit. Nuk përjashtohet dhe ndikimi i alkoolit që ata kanë konsumuar para nisjes për udhë. Kemi verifikuar se në mjet ishin katër persona, që dyshohet se kanë përfunduar në ujërat e lumit. Nuk përjashtohet dhe mundësia që ndonjëri të jetë dhe i gjallë. Ne po vazhdojmë kërkimet me intensitet", thanë burime nga policia e Elbasanit.