Mançester-Çelsi, sfidë mes titanësh në "Old Trafford"
Mançester Junajtid do të provojë të shkurtojë distancën nga Çelsi në rastin e përballjes direkte në "Old Trafford" -e programuar për sot- një ndeshje e cila mund të rezultojë vendimtare në luftën për titullin kampion të Premier League.
Liverpul në krye
Me katër pikët nga Çelsi, por me dy ndeshje më pak, Junajtid nuk dëshiron ta lërë të ikë kryesuesin Liverpul- në majë të tabelës me tri pikë avantazh nga "Blues" -i cili dje është përballur me Stoke Sity. Kur Çelsi dhe Junajtid, finalistët e edicionit të fundit të Champions League, janë përballur në "Stamford Bridge" në shtator, përfundoi në një barazim shumë emocionues 1-1.
Për të fituar
"Duhet të fitojmë, ka thënë trajneri i Çelsit, Luiz Felipe Skolari. Është një test i bukur për lojtarët e mi. Mbeten vetëm 18 ndeshje për t‘u luajtur dhe nëse humbet tri pikët kundër një konkurrenti direkt si Mançester Junajtid, atëherë do të kesh probleme". Skolari rigjen Xhon Terrin e Mikael Balakun, të cilët kanë lënë pas skualifikimet e tyre, ndërsa Sër Aleks Ferguson mund të besojë te rikthimi i Rio Ferdinand (që ka rikuperuar një problem në shpinë) dhe Patrise Evra (edhe ky kthehet pas skualifikimit).
Mbreti Ferdinand
"Ferdinand është një nga mbrojtësit më të mirë në botë, dhe për ne ai bën diferencën, sepse është shumë i rëndësishëm për ndeshje të këtij tipi, ka thënë Ferguson. Patrise do të jetë një lojtar më i freskët në fushë të dielën. Për ne është një avantazh i madh, sepse ka bërë një sezon të jashtëzakonshëm deri tani". Junajtid nuk ka pësuar gol në gjashtë takimet e fundit në Premier League, pasi ka humbur ndaj Arsenalit më 8 nëntor, por gjatë javës së fundit është mundur 1-0 nga Derbi Kounti në ndeshjen e parë të gjysmëfinales së Kupës së Ligës. Do të duhet një paraqitje krejt e ndryshme për takimin kundër Çelsit.
Bastet
Në Premier League, Liverpul vazhdon të fluturojë dhe në javën e 21-të mund të rrisë distancën nga Çelsi, i dyti në klasifikim. Ky mund të jetë rasti për të bërë edhe shkëputjen e madhe sezonale. Në fakt "Blues" do të përballen në një ndeshje të madhe me Mançesterin (sot në orën 17:00), për momentin i treti. Një supersfidë drejt së cilën 11-shja e Skolarit (në kuotën 3,25) niset në një disavantazh sipas bastexhinjve, me "Djajtë e Kuq" (në kuotën 2,15).
Kriza në Premier
Në mars 2008, Roman Abramoviç u fut në listën e "Forbes" mes 15 personave më të pasur të botës, me një kapital prej rreth 17,2 miliardë euro. Më pas erdhi kriza. Tashmë oligarku i varfër rus duhet të kënaqet me një kapital më të vogël se një vit më parë. Për momentin, tifozët e Çelsit mund të qëndrojnë të qetë: Abramoviç do të çlirohet (ndoshta nga Pelorus, sepse në muajt e ardhshëm kantieri i besuar duhet t‘i dorëzojë jahtin "Eclipse", 167 metra të gjatë; por bosi nuk ka ndërmend të harxhojë më shumë para. Për merkaton? Nuk bëhet asgjë, ngaqë klubi i "Stamford Bridge" ka një vrimë në bilanc prej 331 milionë eurosh (935 milionë në total). Nëse Abramoviç vendos ta shesë, kush do ta blinte një klub me kaq shumë borxhe? Pra Çelsi është një "bombë" që mund të shpërthejë. Jo më pak është Mançester Junajtid, i cili ka një borxh prej 770 milionë eurosh, i dyti në Premier League (pas 935 milionëve të Çelsit), dhe pyet veten se sa do të rezitojë logoja e amerikanëve "Aig" mbi bluzat e tij të kuqe. "Aig" ishte kompania më e madhe e sigurimeve në botë, para se rënia e bursave ta transformonte në një vrimë të zezë.