E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mançini drejt Premier, e kërkon Mançester Siti

Roberto Mançini e dëshiron një eksperiencë në Premier League, kjo nuk është gjë e re. Elementi i ri është se, sipas të përditshmes angleze "The Independent", trajneri italian ka pasur një takim me një nga klubet e rëndësishëm të Premier League. Dhe gjithçka të bën të mendosh pikërisht te Mançester Siti, i cili po e ndjek prej kohësh. Pronarët e rinj arabë, që janë më të pasurit e Premier League, po mendojnë ta afrojnë për të zënë vendin e Mark Huxhs, i cili e ka çuar Sitin në kufijtë e rënies nga kategoria. Drejtuesit e Sitizens spresojn se ardhja e një emri prestigjioz si Mançini mund të sjellë te Mançester kampionë të nivelit botëror. Në darkën e mbrëmjes së të premtes, sipas shtypit anglez, është folur për rrogën dhe modalitetet e pagesës edhe pse më pas, në dalje të restorantit, Mançini ka deklaruar se kishin diskutuar thjesht blerjen e një prone në Nju Jork. Por ndoshta, në këtë rast është arritur edhe një marrëveshje për kalimin e Mançinit në Premier League.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›