Trimat e mencur te UCK-se
Arben Kallamata
Shqipja ka boll percaktues per te perforcuar mbiemrin trim. Trim i marre, trim i cartur, trim i krisur, trim i rralle, trim mbi trima, jane togfjalesh te rendomte. Megjithate, rrallehere e gjen fjalen "trim" te lidhur me mbiemra si i mencur, i zgjuar, i mprehte, i edukuar, me shkolle. Duket sikur ne mendesine e shqiptarit trimeria dhe mencuria jane te papajtueshme. Me te tilla mendime nisa te lexoj librin "Shqiptaro-Amerikanet e UCK-se - Kronike e Batalionit "Atlantiku" te Uk Lushit. Lushin e njihja pak - patem biseduar nja dy here ne telefon; kemi shkembyer disa emaile; si edhe i kisha lexuar do shkrime, gjithsesi duke krijuar pershtypjen e nje djali inteligjent, te shkolluar dhe me humor. Nderkohe, fakti qe ai i ishte bashkuar batalionit "Atlantiku" te shqiptaro-amerikaneve te UCK-se, tregonte se ishte edhe trim. Nisa ta lexoj kroniken e tij pikerisht me kureshtjen per te zbuluar se si do te perpuqeshin keto dy cilesi.
Nuk m'u deshen shume faqe lexim per t'i dhene pergjigje pyetjeve te mija. Qe ne pjesen e pare krijova mendimin se ky liber duhet te jete pjese e leximit te detyruar per nxenesit e shkollave tetevjecare dhe te mesme, kudo qe jepet mesim shqip. Kur mbarova se lexuari librin, ky mendim me ishte kthyer ne bindje. Libri i Uk Lushit flet per nje lloj te ri, modern, te trimit shqiptar - per njeriun e shkolluar, inteligjent, me se miri te edukuar, qe jeton ndoshta ne metropolin me te rendesishem te botes, qe flet dy-tre gjuhe pa veshtiresi dhe qe, ne castin e caktuar, me gjakftohtesi, me arsyetim krejtesisht te kthjellet, pa emocione boshe, arrin ne perfundimin se eshte koha te lere gjithcka pas, te sakrifikoje cdo gje dhe te rrembeje armet per te mbrojtur gjene me te shtrenjte, ate qe vetem ai mund ta mbroje.
Nje nga befasimet e para duke lexuar kete kronike te shkelqyer ngjarjesh perreth dhe ne brendesi te luftes per clirimin e Kosoves ne pranveren e vitit 1999 per mua ishte pohimi i Lushit se ai e sheh veten si pacifist. Duke e pare edhe vete veten si te tille (kundershtar i dhunes dhe luftes si mjet per arritjen e nje qellimi) isha dyfish kureshtar te mesoja se si do t'ia justifikonte vetes Lushi rrembimin e armeve dhe vajtjen ne lufte. Arsyetimi praktik dhe filozofik i tij eshte per t'u admiruar. Por jo thjesht arsyetimi. Edhe gjithe rrjedha e veprimeve te tij pergjate ngjarjeve te pershkruar ne liber behen deshmi te palekundshme te vertetesise, sinqeritetit dhe vlefshmerise se ketij arsyetimi. Merite e vecante e librit eshte se Lushi as sforcohet dhe as e merr mundimin te argumentoje ose t'i dale ne mbrojtje arsyetimit te tij. Perkundrazi, ne rrjedhen e kronikes se tij ai e shtjellon gjithcka natyrshem, ne menyre logjike dhe bindese.
Ditari te rremben qe ne kapitullin e pare me biseden telefonike nga Nju Jorku me familjen ne Prishtine, nje bisede me pyetje e pergjigje ne dukje nga me te rendomtat, por qe shprehin thelbin e nje drame te vertete emocionale dhe intelektuale. Uk Lushi i permbledh te gjitha pa stisje, aq sa te krijohet pershtypja se ai nuk eshte aspak i vetedijshem per forcen e thjeshtesise se tij. Mjaftojne dy fjale te thena nga motra ne telefon, mjafton nje heshtje dhe ngurrim, nje pauze apo nderrim bisede nga ana e nenes, qe t'i japin kronikes ngarkesen e duhur per te justifikuar plotesisht vendimin per t'iu bashkuar UCK-se.
Nderkohe, lexuesi nuk e ka te veshtire ta kuptoje se s'behet fjale per nje vendim emocional e te nxituar, por per perfundimin racional, ne te cilin arrin nje intelektual i logjikshem, madje edhe llogarites. Eshte njeriu qe ka perpara te vetmin shans per te ndihmuar atdheun; per t'i provuar vetes se kush eshte; per t'iu pergjigjur thirrjes per ndihme te motres dhe nevojes se pashprehur per mbeshtetje te prinderve te atij vete, si edhe prinderve, motrave e vellezerve te gjithe atyre qe ai i sheh si pjese te vetvetes, te gjithe shqiptareve. Eshte perfundimi i njeriut qe e ka kuptuar se po s'veproi ai, gjerat nuk kane per te ndodhur vete, nuk do te zgjidhen nga te tjeret. Eshte perfundimi i njeriut qe e ka kuptuar ne cdo qelize te tij se ky eshte shansi i vetem historik qe iu jepet shqiptareve per te realizuar endrren e tyre, dhe se humbja e ketij shansi do te perbente humbje jo vetem per atdheun sot, por per breza te tere paraardhese dhe pasardhese te shqiptareve.
E gjithe rrjedha e metejshme e ngjarjeve perben nje vazhdim logjik dhe te padiskutueshem te mberritjes ne kete perfundim. Me ta bindur veten se vendimi i tij eshte e vetmja rrugedalje, Uk Lushi (dhe me Uk Lushi nenkuptoj te gjithe brezin e luftetareve te UCK-se qe, si ai, lane rehatine dhe vetveten menjane per t'ia perkushtuar jeten clirimit te Kosoves) eshte me se i qarte dhe i palekundur ne ato qe ben. Ate nuk e lekundin politikat dhe prapaskenat e organizimit paraprak te batalionit ne New York. Si nje kronikan profesionist, fare i ftohte, ai e pershkruan me vertetesi dhe objektivitet gjithe situaten, pa u lekundur vete per asnje sekonde nga veprimi qe ka marre. Praktikisht, vendimi nuk ka te beje fare me ata qe i bien gjoksit me grusht dhe bertasin me ze te larte per patriotizem dhe heroizem por qe, kur iu vjen rasti te tregojne veten, i bejne bisht gjithckaje. Sado i madh numri i tyre, sado e hidhur braktisja qe ata i bejne ceshtjes ne caste te ndryshme (disa qysh ne fillim, ne New York, te tjere me vone, ne Durres, apo ne Burrel), ata s'kane pike ndikimi ne vendimin e Uk Lushit dhe mijera te tjereve qe jane te palekundur ne synimin e tyre.
Me nje modesti mahnitese, Lushi arrin te cpersonalizoje edhe nje zhaner aq intim e personal si ditari. Lexuesi e ndjen ne cdo rresht se autori i librit e sheh veten me teper si kronikan te paperfshire ne ngjarje, megjithese kronika eshte shkruar edhe ne intervalet e shkurtra midis luftimeve. Megjithate, Lushi shkon edhe nje hap me tej duke ftuar ne rreshtat e librit edhe ditarin e Florim Lajcit, nje djali te ri te lindur ne SHBA nga prinder shqiptare. Ditari i Florimit i jep nje perforcim perfundimtar kronikes se Uk Lushit dhe, ne nje fare menyre, sikur e kornizon portretizimin e luftetarit modern te UCK-se. Ai eshte nje element plotesues, perforcues dhe i futur me mjaft mencuri ne liber.
Vullnetaret e Atlantikut nuk lekunden as nga "cudite" qe ndodhin me fondet e mbledhura ne ndihme te UCK-se; as nga perversitetet e pjeses me idiote dhe te papergjegjshme te medias shqiptare; as nga gafat e politikaneve shqiptare ne te kater anet e spektrit dhe ne te dy anet e kufirit qe ndan kombin ne mes. Ata s'terhiqen as nga verberia dhe fodulleku i disa drejtuesve te vete UCK-se, e as kur policia ushtarake e ushtrise qe ata kane krijuar fillon t'i trajtoje si kriminele. Uk Lushi dhe bashkeluftetaret e tij tregojne ne kete rast jo vetem trimeri, durim dhe vendosmeri. Ata tregojne nje mencuri, gjakftohtesi dhe vetepermbajtje te rralle. Qellimi i tyre perfundimtar eshte shume me i larte, me i rendesishem se sa cic-micet dhe vogelsite e jetes se perditshme, me sublim se sa vete jeta dhe vdekja. Nga menyra se si i pershkruan kronika e Uk Lushit ngjarjet, te duket sikur keto jane veshtiresite e verteta. Me t'u gjendur ne front, aty perballe armikut, ne kushtet me te veshtira, ku ditet jane tmerresisht te nxehta dhe netet tmerresisht te ftohta, kur flihet (ose kalohet nata pa gjume) jashte dhe hahet keq, ku plumbat e snajpereve, bombat, e minat mund te ta marrin jeten (dhe madje arrijne te marrin jete) ne cdo sekonde, duket sikur gjithcka behet me e lehte. Kjo sepse vendimi i Lushit dhe bashkeluftetareve te tij nuk ka te beje aspak me jeten dhe me vdekjen, ai qendron mbi to.
Nje tjeter element teper i rendesishem i vendimit te mencur te Uk Lushit, eshte fakti qe ky vendim merret nga dashuria dhe jo nga urrejtja. Uk Lushi merr vendimin te luftoje per clirimin e atdheut te tij; te luftoje per te ardhmen e motres, prinderve, dhe bashkeqytetareve te tij. Ai nuk merr vendim te luftoje per te zhdukur serbet. Luftetari modern i UCK-se eshte nje qytetar krejtesisht perendimor, larg meskiniteteve dhe urrejtjeve boshe ballkanike. Ai lufton regjimin e Miloshevicit dhe te bandave te tij - te cilet, po, i urren dhe kerkon t'i shkaterroje. Por Lushi di te kujtoje me dashuri, madje edhe te merakoset per mesuesen e tij serbe te letersise, per profesorin fqinj serb dhe per gjithe te njohurit e miqte e tij tjere serbe. Fakti qe Uk Lushi si kronikan i batalionit amerikan te UCK-se dhe si luftetar i tij, jo vetem nuk harron, por edhe ben kujdes qe ta analizoje pozicionin e tij ne lidhje me dallimin midis regjimit pushtues dhe popullit te thjeshte e te pafajshem serb, midis krimineleve te organizuar, dhe viktimave te pafajshme eshte vertet per t'u admiruar. Kini parasysh, flitet per nje njeri qe ka flakur tej jeten e tij personale dhe po rrezikon gjithcka, nje njeri i cili fare lehte mund ta linte veten te perflakej nga urrejtja pa kufi. Ky veshtrim kaq i kthjellet i gjendjes, kjo pasterti logjike, te mbush me shprese.
Nderthurja e trimerise me mencurine kthehet ne domosdoshmeri vecanerisht me clirimin e Kosoves, ne ato dite aq delikate dhe te rendesishme per fatin e shqiptareve. Vullnetaret e "Atlantikut" dine te krijojne marredheniet e nevojshme jo vetem sepse njohin gjuhen, por edhe sepse njohin modelin e komunikimit me ushtaraket nderkombetare. Rezultat i kesaj jane dy fitore te vogla ne kohe paqe: "mini-clirimi" i hotelit kryesor te Prishtines e, me vone, nxjerrja ne shesh e te vertetes ne lidhje me fatin e tre vellezerve Bytyci.
Do te desha te shtoja edhe dy fjale per gjuhen e librit. Eshte e shkelqyer: nje shqipe e paster, me nje strukture gramatikore te perkryer; mjaft e kendshme dhe e pasur. Uk Lushi nuk e ka te veshtire te nderthure shqipen letrare me elemente te shqipes se folur ne Kosove, dhe e ben kete pa e renduar aspak lexuesin. Ne fund te fundit, ai ka shkruar nje liber per te gjithe shqiptaret. Nuk e teproj po te perseris mendimin se ky liber duhet te jete pjese e leximit te detyrueshem per nxenesit e shkollave shqipe.