"E diela shqiptare" pergatitet per vitin 2010
"E diela shqiptare" nis tashme udhetimin e saj drejt 2010-es. Ne vitin e dyte te transmetimit ne ekranin e Televizionit Kombetar Klan, ky program nga jave ne jave ka ardhur gjithmone e me prane shqiptareve, duke hyre ne cdo familje e duke u bere pjese e tyre. Bisedat, te ftuarit, muzika, humori, baleti, batuat, intervistat, jane te gjithe elemente te pranishem te argetimit te perjavshem te shqiptareve. E diela e djeshme ka shenuar edhe fundin e sezonit per vitin 2009 e njekohesisht fillimin e rruges per nje sezon tjeter te gjate e te mbushur me surpriza, per vitin qe do te vije. Dhe si ne nje feste, e diela ka qene e mbushur me momente te tilla festive, duke nisur qe ne pjesen e saj te pare, debati "Pro dhe kunder". Tema e hedhur per diskutim lidhej pikerisht me festat dhe ritualet e tyre. Te ftuarit e panelit, me argumentet, citimet, por edhe batutat e tyre kane mbrojtur apo kundershtuar argumentin, sipas shortit, qe u ka rene ne fillim. Por natyrisht, ketij debati si gjithmone nuk i kane munguar as nderhyrjet e prezantuesve Sonila Meco e Ardit Gjebrea. Por kjo pjese e programit ushqehet gjithashtu edhe nga inskenime e momente te tjera pikante, qe plotesojne kuadrin e bisedes. E natyrisht atmosfera e festave nuk mund te quhej e plote, pa disa nga ritet e tyre. Dhe tek "E diela shqiptare" kane rikujtuar disa rite te vjetra, sic eshte ai i lekut ne byrek, apo i vezes, qe "fal gabimet". Ne nje feste nuk mungojne as castet muzikore, apo edhe ato koreografike, ndaj edhe ne skenen festive te se dieles ato kane qene te pranishme duke i dhene ritmen dhe alegri cdo familjeje permes ekranit.
Ciftet shqiptare, ne garen e madhe
Por teksa niset te sjelle te tjera surpriza, te tjera momente argetuese per Vitin e Ri, e diela e shqiptareve do te sjelle edhe te tjera rubrika, qe do ta pasurojne permbajtjen e saj e njekohesisht do te jene po aq te dashura per teleshikuesin. Rubrika e gatimit, qe pas disa javesh gare eshte kurorezuar me nje cmim te madh, do t'ia lere vendin nje tjeter gare, por ndoshta disa here me e madhe si ne permasa, ashtu edhe ne cmimin, qe ofrohet. Ne vazhdim do te jene ciftet ato, qe do te hyjne ne konkurrim nga java ne jave. Cifte te ndryshme, te moshave te ndryshme, do te shpalosin vlerat e tyre, te dashurise apo bashkejeteses duke shkuar drejt nje cmimi fantastik.
Aida nga Elbasani, fituese e kuzhines 15 mije euro
Nje kuzhine me vlere 15 mije euro nga "Murebest" per disa jave rresht ka qene ne pritje te amvises me te mire. Dhe pas disa javesh konkurrim mes zonjave dhe zonjushave thuajse nga e gjithe Shqiperia, kuzhina shkoi ne qytetin e Elbasanit tek Aida, e cila u vleresua per gatimet e saj nga juria e mjeshtrave te kuzhines. E pervec momenteve interesante dhe gares, kjo rubrike e spektaklit ofroi edhe receta te reja gatimi per te gjithe teleshikuesit dhe te gjithe adhuruesit e artit te gatimit.
Surprizat nuk kane fund per Frederik Ndocin
Frederik Ndoci eshte pa dyshim nje nga zerat mashkullore me te vecante ne muziken shqiptare. E per kete arsye, ai ka qene nje nder te ftuarit speciale ne skenen e te dieles, ku ka marre emocione te forta e ka dhuruar muzike te mrekullueshme. Kengetari i njohur shkodran, megjithese eshte perpjekur te kontrolloje emocionet e ka patur te pamundur te qendroje i forte perballe dashurise se pakrahasueshme te dy motrave e mbi te gjitha perballe perkedheljes se nenes se tij, e cila kishte ardhur posacerisht nga Gjermania, per t'i dhuruar nje surprize te jashtezakonshme. E keshtu, mes njerezve qe i falen kaq shume dashuri, Frederik Ndoci ka performuar disa nga kenget e tij disa prej te cilave ne duete me motren e tij Rita Ndoci, qe serish ka perjetuar ndjesite e skenes. Por nje tjeter surprize per Frederikun, ose Rikun sic e therrasin miqte ka qene prania ne skene e mesuesit te tij te pare te muzikes, apo edhe dueti me kengetaren Irma LIbohova, me te cilen dikur kane qene anetare te ansamblit popullor. Filmi, "Dhe keshtu dhe ashtu" eshte pa dyshim nje nga ato realizime artistike te paharrueshme nga publiku shqiptar. E po kaq i paharrueshem ka mbetur ne kujtesen e tij edhe cifti protagonist, Sesilia Plasari dhe Frederik Ndoci. Pas shume vitesh te dy artistet jane takuar pikerisht ne skenen e te dieles, duke rijetuar edhe nje here emocionet e se shkuares.