E Diel, 1 Nëntor 2026

Reforma e TVSH, biznesi me kasa dhe deklarim elektronik

Ulja e pragut te perfshirjes ne TVSH, nga 8 milione leke qe eshte aktualisht ne 5 milione leke do te detyroje bizneset qe preken nga kjo reforme, qe te perdorin kasat fiskale dhe te deklarojne taksat ne menyre elektronike, shpjegojne ekspertet ne tatime. Pas deklarimeve te biznesit dhe eksperteve se kalimi nga biznes i vogel ne te madh per te gjithe ata qe do te kalojne pragun 5 milione leke do te shoqerohet me kosto shtese, vjen edhe reagimi i administrates tatimore. Sipas burimeve zyrtare te Drejtorise se Pergjithshme per kete kategori biznesi, nuk do te kete asnje ndryshim, pervec faktit te nenshtrimit ne skemen e TVSH-se. Per kete kategori do te lindin disa detyrime te reja administrative, nder te tjera edhe pajisja me kasa fiskale. Ky proces po vazhdon te shoqerohet me gjoba per te gjitha ato subjekte qe kane shmangur detyrimin. Drejtoria e Pergjithshme e Tatimeve, deklaron zyrtarisht se te dhenat e mesit te muajit dhjetor, flasin per vendosjen e 4.681 kasave fiskale ne te gjithe vendin. Per Qarkun e Tiranes procesi eshte drejt perfundimit. Nje pjese e vogel pritet te pajisen me kasat regjistruese ne fund te dhjetorit, ndersa fundi i janarit eshte koha kur edhe bizneset e medha ne vend duhet te pajisen. Sipas te dhenave zyrtare, masat ndeshkimore jane vendosur per mos vendosjen e kasave, per mosleshimin e kuponeve tatimore si edhe per mosinstalimin e ketyre pajisjeve. Drejtoria e Pergjithshme e Tatimeve, ben te ditur se qe nga fillimi i ketij procesi jane vendosur 495 gjoba, qe kapin vleren e rreth 38 milione lekeve. Pjesa me e madhe e bizneseve te ndeshkuara, jane kompanite importuese te karburanteve ku sipas vete operatoreve, shuma e gjobave ne total kap shifren 25 milione leke.

Ndryshimet

Bizneset qe preken nga kjo reforme duhet qe te perdorin kasat fiskale dhe te deklarojne taksat ne menyre elektronike, shpjegojne ekspertet ne tatime. Ajo qe ndryshon per ato biznese qe do te kalojne pragun 5 milione te xhiros vjetore, eshte se regjistrimi i TVSH-se do te behet cdo muaj.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›