Mançesteri, me mungesa në Bilbao
Mançester Junajtid e ka marrë rrugën për në Bilbao, ku sonte do të takohet me Atletikon për ndeshjen e kthimit të çerekfinaleve të Ligës së Europës jo vetëm me frikën e eliminimit pasi humbi në shtëpi ndeshjen e parë 3-2, por edhe me tri mungesa titullarësh. Në listën prej 20 lojtarësh, për këtë takim nuk janë Anderson, Nani dhe Xhons. Një mision jo të lehtë por jo aq sa të “kushërinjve” të urryer, ka edhe Mançester Siti. Skuadra e Mançinit duhet të kthejë rezultatin 1-0 të ndeshjes së parë në Lisbonë ndaj Sportingut, një ekip ky me organikë mjaft të mirë. Ndeshje me shumë interes pritet edhe ajo që do zhvillohet në Gelserkirshen, ku Shalke do presë holandezët e Tuentes. Takimi i parë ka përfunduar 1-0 për holandezët, ndaj edhe këtu pritet “luftë” për kualifikim.
Liga e Europës/ Sonte
Olimpiakos-Metalist (1-0)
Man.Siti-Sporting (0-1)
Shalke-Tuente (0-1)
Beshiktash-Atl.Madrid (1-3)
Hanover-Standard (2-2)
PSV-Valencia (2-4)
Udinese-Alkmar (0-2)
Ath.Bilbao-Mançester (3-2)