E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Mançesteri, 80 milionë euro për Kaka nëse largohet Ronaldo"

Në Angli vazhdojnë të qarkullojnë lajme "bombastike" rreth të ardhmes së dy prej lojtarëve më të mirë në botë, që gjithsesi mbeten në kuadrin e spekulimeve. Sipas tabloidit "News of the World", Mançester Junajtid po mendon të blejë milanistin Kaka, nëse Kristiano Ronaldo transferohet te Reali i Madridit. Titulli i gazetës tregonte gjithçka: "Kaka është i vetmi që mund të zëvendësojë Ronaldon". Skenari i përdorur nga tabloidi që zbuloi orgjinë e Maks Moslit është i tillë: Reali rrëmben mesfushorin portugez nga skuadra e Sër Aleks Ferguson (pavarësisht përgënjeshtrimeve nga lojtari dhe trajneri), ndërsa anglezët blejnë Kakanë nga Milani. Drejtuesi i stolit të kampionëve të Evropës duket se është i gatshëm të investojë te fantazisti brazilian 80 milionë eurot që do të përfitojë nga shitja e Kristiano Ronaldos. "Nuk është çudi që Ronaldo të ketë firmosur me Realin. Luajti edhe një vit te Mançesteri, pas kërkesës së klubit. Ferguson e ka pranuar këtë largim", tha një burim.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›