E Shtunë, 31 Tetor 2026

Milani mposht minimalisht ekipin e Kaljarit

Milano - Milani arriti të marrë një fitore minimale 1-0 me Kaljarin në javën e 25-të Serisë A. Golin e vetëm për skuadrën e Ançelotit e shënoi Klaren Sedorfi në minutën e 65-të. Në sulm tekniku milanez hodhi Filipo Inzagin të mbështetur nga Sedorfi. Kaka’ nuk arriti të luante dot në këtë takim, ndërsa Ronaldinjo dhe Pato ishin në tribunë.

Me këtë fitore Milani ngjitet në kuotën e 48 pikëve duke mbajtur hapin e Interit dhe Juventusit. Interi ka 11 pikë më shumë se Milani, ndërsa Juventusi ka 2 pikë më shumë. Ndeshjen e ardhshme Milani do ta luajë në transfertë me Sampdorian.

Kaljari mbetet në kuotën e 37 pikëve, duke mbajtur vendin e shtatë. Javën e ardhshme ky ekip do të presë Torinon në fushën e vet.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›