E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vllaznia ringjitet në krye të Kategorisë Superiore

Shkodër - Vllaznia arriti të marrë një fitore të pastër 2-0 në ndeshjen e kësaj jave përballë Lushnjes në “Loro Boriçi”. Heroi i shkodranëve ishte Xhevair Sukaj me dy golat e tij në minutën e 27-të dhe të 54-t.

Me këtë trepikësh Vllaznia ngjitet në kuotën e 41 pikëve, duke e kaluar sërish Tiranën në klasifikim, e cila ka një pikë më pak. Lushnja mbetet në kuotën e 18 pikëve duke u pozicionuar e parafundit në tabelë.

Javën e ardhshme Vllaznia do të ndeshet me Teutën në Durrës, ndërsa Lushnja do të presë Tiranën.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›