E Shtunë, 31 Tetor 2026

Interi ruan vazhdimësinë pozitive në kampionat

Bolonja - Interi arriti të ruajë edhe në këtë javë ecurinë pozitive me fitoren e arritur në transfertë me Bolonjën. Kryesuesit e Serisë A fituan 2-1, duke u ngjitur në kuotën e 59 pikëve.

Të tre golat e takimit u shënuan në pjesën e dytë. Interi kaloi në avantazh në minutën e 57-të me Kambiason. Në të 79-ën ishte Britos që barazoi shifrat përkohësisht. Vetëm 2 minuta më vonë ishte Baloteli ai që kaloi përsëri Interin në avantazh.

Bolonja mbetet në kuotën e 23 pikëve duke mbajtur vendin e 16-të. Javën e ardhshme Bolonja do të luajë në transfertë me Lacion. Ndërsa, Interi, pasi të ketë larë hesapet në ndeshjen e parë me Mançesterin për 1/8-at e Ligës së Kampioneve, do të presë Romën në “San Siro”.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›