Arsenali shfaq sërish probleme këtë javë
Londër - Skuadra e Arsenalit nuk arriti të shkonte më shumë se barazimi 0-0 në ndeshjen e kësaj jave më Sanderlendin. Ky barazim me modestët e Sanderlendit tregon dhe një herë formën jo të mirë që po kalon skuadra e Arsen Vengerit. Në Premier Ligën angleze kjo skuadër renditet në vendin e pestë me 45 pikë, 6 më pak se Aston Vila e vendit të katërt, dhe 17 pikë më pak se Mançesteri kryesues.
Kështu, Arsenali për këtë sezon thuajse e ka të pamundur për të pretenduar për titull. I vetmi objektiv i tyre është pjesëmarrja në Ligën e Kampioneve në sezonine ardhshëm, gjë që po vështirësohet nga java në javë.
Këtë mesjavë Arsenali do të ketë një provë të vështirë me Romën në “Emirates Stadium”, për 1/8-at e Ligës së Kampioneve. Roma ndodhet në një moment të mirë në Serinë A italiane, dhe në këtë përballje duket më freskët se Arsenali. Një dështim i këtyre të fundit që në këtë tur, do të thoshte dështim total për të gjithë sezonin.