E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mançesteri kryen detyrën në transfertën e Njukasëllit

Mançesteri arriti të marrë një tjetër fitore këtë javë në transfertë me Njukasëllin. Me fitoren 2-1 të arritur mbrëmë skuadra e drejtuar nga Sir Aleks Ferguson i forcon mjaft pozitat në krye të kampionatit me 65 pikë, 7 më shumë se Çelsi dhe Liverpuli, megjithëse ka një ndeshje më pak.

Vendasit e Njukasëllit ishin të parët që kaluan në avantazh me anë të Lovenkrands në minutën e 9-të. Kampionët do ta gjenin shumë shpejt barazimin, në minutën e 20-të me Uejn Runin. Në pjesën e dytë Mançesteri arriti të shënonte edhe golin e fitores me anë të Dimitar Berbatovit.

Kjo humbje ia vështirëson më shumë punët Njukasëllit, i cili ndodhet në vendin e 16-të me 28 pikë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›