E Shtunë, 31 Tetor 2026

Siti arrin fitore të pastër përballë Aston Vilës

Mançester - Mançester Siti arriti një fitore të vyer 2-0 përballë Aston Vilës në javën e 28-të të Premier Ligës. Autor i golit të parë ishte Elano Blumer në minutën e 24-t. Braziliani i dha avantazhin skuadrës së tij nga pika e 11-metërshit. Goli i dytë do të shënohej nga Filips në minutën e 89-të.

Me këtë fitore Mançester Siti ngjitet në kuotën e 35 pikëve, duke u pozicionuar në vendin e tetë. Ndërsa, Aston Vila ka bërë një hap fals këtë javë, duke mos ruajtur dot hapin e kryesueseve të tjera, njëkohësisht ngushton edhe diferencën me Arsenalin në 3 pikë. Megjithatë, Aston Vila mbetet sërish në vendin e katërt me 52 pikë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›