E Shtunë, 31 Tetor 2026

Peter Çeh, ndjellakeq për Mançester Junaited

Londër - Peter Çeh duket se po ndjell keq për skuadrën e mançester Junaited. Portieri i Çelsit deklaron se skuadra kampione në fuqi, e Anglisë dhe më gjërë, nuk do të arrijë t’i fitojë të gjitha kompeticionet në të cilat garon. Këtë portieri Çeh e lidh me eksperiencën e tij të mëparshme, kur skuadra e tij ka tentuar dhe nuk ka arritur t’i fitojë të gjitha.

"Është vështirë të tentosh për t'i fitur të gjitha kompeticionet. Këtë mund ta them nga përvoja ime, sepse edhe ne kemi tentuar të njëjtën gjë më parë. Nganjëherë ndodh të humbësh vetëm për fatin e keq. Ndaj, mund të them se për të qenë i suksesshëm në të gjitha garat është gjithmonë e vështirë. Në realitet ndodh rrallë kështu”, deklaron portieri i Çelsit, Peter Çeh.

Mançesteri ndodhet 7 pikë i shkëputur nga ndjekësit e tij në Premier Ligë, Çelsi dhe Liverpuli, megjithëse ka një ndeshje më pak. Në Ligën e Kampioneve kjo skuadër ka barazuar pa gola në ndeshjen e parë kundër Interit në Milano për 1/8-at e finales.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›