Arabët e Sitit duan Maradonën si administrator
Mançester - Bosët e Abu Dhabit dëshirojnë të kenë legjendën botërore të futbollit, Diego Armando Maradonën, administrator të Mançester Sitit. Këtë gjë e deklaron vetë sheiku Sulejman Al Fahim, i cili mori aksionet e klubit anglez në muajin gusht. Në të njëjtën kohë, bosi arab rishfaq edhe një herë simpatinë e tij për beniaminin e Maradonës, Leonel Mesin.
"Nuk e di nëse Maradona do të jetë një trajner i mire apo jo. Ajo që unë mendoj është se ai duhet të qëndrojë në pozitën e drejtuesit të klubit, dhe të ketë të drejtën për të zgjedhur lojtarët. Kurrë nuk kam bashkëpunuar me Maradonën, por shpresoj që kjo të ndodhë së shpejti. Ndërsa, Mesi është një lojtar i cili më detyron ta dua sërish përfaqësuesen e Argjentinës", ka deklaruar bosi Al Fahim për agjencinë DPA.