E Shtunë, 31 Tetor 2026

Duka e vlerëson maksimalisht punën e Hanit

Tiranë -Puna e zhvilluar deri tani nga trajneri i përfaqësueses shqiptare, Ari Han, është cilësuar e shkëlqyer nga presidenti i FSHF-së, Armando Duka. Shqipëria gjendet në grupin e parë europian për eliminatoret e kampionatit botëror “Afrika e Jugut 2012”. Deri tani kombëtarja jonë ka arritur të grumbollojë 6 pikë. Rezultatet më të mira janë barazimi më Suedinë në Tiranë dhe me Portugalinë në Lisbonë.

“Kam mendim mjaft të mirë për Ari Hanin dhe punën e tij. Ai di ta motivojë skuadrën dhe më pëlqen mënyra se si i përgatit ndeshjet. Është një profesionist i vërtetë, më pëlqen disiplina që u imponon lojtarëve. Mendoj se deri më tani ka bërë një punë të shkëlqyer me skuadrën tonë kombëtare”, është shprehur Armando Duka.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›