Sampi, sa e pamëshirshme me kampionët! (video)
Xhenova - Sampdoria është treguar e pamëshirshme me kampionët e Italisë në përballjen e parë për gjysmëfinalen e kupës. Interi është shpartalluar me rezultatin 0-3, duke mos treguar asgjë nga stofi i kampionit. Golat spektakolarë të skuadrës vendase janë shënuar të gjithë në pjesën e parë.
Antonio Kasano përfiton nga gabimi foshnjarak i Rivasit në minutën e 9-të dhe i gjendur përballë Toldos e dërgon lehtësisht topin në rrjetë. Goli i dytë do të vinte në minutën e 30-të me anë të Pacinit, i cili arrin të shënojë me kokë pasi ekzekutohet një goditje këndi. Pas 12 minutash është përsëri Pacini që gjendet në vendin dhe momentin e duhur për të shënuar golin e tretë.
Me këtë humbje Interi do ta ketë të vështirë në ndeshjen e kthimit, e cila do të zhvillohet në Milano më datë 22 prill. Më poshtë do të paraqesim në video golat e mrekullueshëm të skuadrës së Sampdorias.