E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mançesteri në borxhe, mund të shesë “yjet”

Sipas asaj që raporton e përditshmja britanike “The Sun”, klubi i Malkolm Glazerit ka borxhe që shkojnë deri në 700 milion stërlina. Prandaj drejtuesit janë duke menduar të balancojnë disi buxhetin e klubit, duke nxjerrë në shitje disa prej lojtarëve kryesorë.Nga kjo situatë mund të përfitojnë ekipet italiane. Interi kërkon qendërmbrojtësin serb Nemanja Vidiç, kurse Fiorentina mesfushorin portugez Nani. Sipas të dhënave të klubit në lidhje me bilancin e vitit të kaluar, u realizua një përfitin prej 48 milion stërlinash, të cilat erdhën nga shitja e Kristiano Ronaldos.Por problemi qëndron në treguesit e borxheve, që kanë ardhur gjithnjë në rritje. Klubi i detyrohet më tepër se 500 milion stërlina bankave. Gjithashtu, edhe shpenzimet për disa blerje në merkato (Berbatov 38 milion euro dhe Nani 20 milion), nuk mund të zëvendësohen nga shitja e tyre.                                                                                             

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›