Kom. e Gostivarit dhuron 10 mijë € për zonat e përmbytura
Kryetari i komunës së Gostivarit ka marrë vendim për ndihmë financiare për zbutjen e e pasojave nga përmbytjet. Sipas kryetarit të komunës, Rufi Osmani, një gjest i tillë është shfaqje e solidaritetit të qytetarëve të komunës së Gostivarit me qytetarët shkodranë. "Ky është kontribut simbolik që të zbuten pasojat nga katastrofa natyrore. Numër i madh i qytetarëve dhe shoqatave nga Gostivari shfaqën gatishmëri të ofrojnë ndihmë për popullatën nga rajonet e përmbytura në Shqipëri", deklaroi Osmani.