E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mancesteri pret elsin

Trajneri i Çelsit, Karlo Ançeloti, hodhi poshtë zërat se klubi londinez është i fiksuar pas suksesit në Ligën e Kampioneve. Akuzat erdhën nga rivali Sër Aleks Ferguson, i cili pas fitores 1-0 në çerekfinalen e parë, deklaroi se pengesa kryesore e Çelsit është ngërçi psikollogjik për të fituar me çdo kusht Championsin. Gjatë konferencës për shtyp, Ançeloti u përgjigj:

“Nuk është një fiksim, është një ëndërr. Në këtë moment të veprimtarisë do të ishte një ëndërr arritja e finales.”

Më pas, Ançeloti shtoi se fitorja ndaj Mançesterit ishte më e rëndësishme se goli i parë i Fernando Torresit. “Blutë” fitojnë në “Old Traford” për të shkuar në çerekfinale, ndërsa spanjolli Torres nuk ka shënuar asnjë gol për Çelsin, që nga muaji janar kur u ble nga Liverpuli për 50 milionë paundë.

“Më duhet të them se Torres nuk ka asnjë presion nga ne. Qëllimi ynë është që ai të luaj sa më mirë për skuadrën, të bashkëpunojë me shokët dhe të jetë i dobishëm. Gjatë karrierës sime, asnjëherë nuk i kam kërkuar një sulmuesi të shënojë.”

Mançesteri e ka mundur Çelsin me penallti në finalen e Moskës. Junajtid e ka fituar dy herë trofeun prestigjoz nën drejtimin e trajneri Sër Aleks Ferguson. “Djajtë” nuk kanë pasur shkëlqimin e sezoneve të kaluara, por kryesojnë kampionatin anglez, kanë arritur në gjysmëfinalen e Kupës dhe janë të favorizuar ndaj Çelsi, pas fitores në “Stemoford Bridxh”. Rio Ferdinand, Valencia dhe Anderson janë riaftësuar.

“Mund ta thoni se është njëlloj sikur të kishim blerë tri futbollistë, por nuk është vetëm kaq. Nuk janë tri lojtarë të rinj që na afrohen në skuadër, por janë tri djem që e njohin mirë Mançesterin, që nuk kanë nevojë të përshtaten dhe do të na japin këmbë të freskëta për pjesën e mbetur të sezonit.”

Pavarësisht nga fitorja 1-0 në ndeshjen e parë, me golin e shënuar nga Uejn Runi, Ferguson nuk i zë besë kundërshtarit.

“Ndryshe nga Juventusi apo Milani që vjinë të luajnë në fushën tonë një herë çdo katër-pesë vjet, Çelsi vjen një ose dy herë në harkun e sezoni dhe është familjarizuar me këtë tip fushe, me këtë ambient.”

Mançesteri ka humbur vetëm një nga 30 ndeshjet e fundit të luajtura në “Old Traford” për Kupat e Europës. Ata janë kualifikuar në të 16-të rastet që kanë fituar ndeshjen e parë në transfertë. Për më shumë “djajtë” kanë pësuar vetëm dy gola në nëntë ndeshje të luajtura në këtë edicion.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›