Barcelona pas Lukakut

Nga Express më 12 prill 2011 në ora 17:00
Romelu Lukaku është bërë objektiv i skuadrave të mëdha evropiane. Sipas mediave spanjolle, skuadra e fundit që ka shprehur interesim për sulmuesin e ri të Anderlechtit është Barcelona.
Klubi mbretëror belg e vlerëson 18 vjeçarin rreth 30 milionë euro, një shumë kjo e cila është konsideruar e ‘fryrë’ nga ana e udhëheqësve të Barcelonës.
Lukaku shihet si njëri prej talentëve më të mëdhenj të futbollit belg, por edhe të atij evropian. Ai është sulmuesi kryesor i Anderlechtit, por pjesë e rëndësishme edhe e përfaqësueses belge.