E Shtunë, 31 Tetor 2026

Beson në fuqinë e Liverpoolit

Nga Express më 12 prill 2011 në ora 16:29

Edhe pse Liverpool nuk do të marrë pjesë në Ligën e Kampionëve sezonin që vjen, Andy Carroll beson se ekipin anglez nuk do ta pengojë ky fakt që të bëjë përforcime të mëdha gjatë verës.

Sulmuesi i ri anglez shënoi të hënën golat e para në fanellën e ‘Reds’, në fitoren 3:0 ndaj Manchester Cityt. 22 vjeçari ndihet i lumtur për këtë fakt, por thotë se me rëndësi është se Liverpool është këndellur dhe po arrin rezultate pozitive.

“Ne po luajmë si ekip, së bashku. Unë dhe Suarez jemi të rinj këtu. Ka lojtarë të tjerë kualitativ. Mendoj se vitin tjetër do të kemi një sezon të suksesshëm. Vullneti këtu është i madh, ka lojtarë të mëdhenj, është klub i madh dhe nuk shoh arsye se pse nuk do të pranonin të vinin lojtarë të tjerë me emër këtu”, deklaroi ish sulmuesi i Newcastles, i cili në janar u bë futbollisti më i shtrenjtë anglez, duke i kushtuar Liverpoolit mbi 40 milionë euro.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›