Lëndohet Tevez, mungon ndaj United?

Nga Express më 12 prill 2011 në ora 18:00
Lajme të këqija për trajnerin Roberto Mancini. Në humbjen dizastër të skuadrës së tij Manchester City në Anfield Road nga Liverpool, trajneri italian ka marrë një tjetër goditje.
Sulmuesi Carlos Tevez, në minutën e 13-të ka pësuar një tërheqje të muskulit të epërm të këmbës, i cili me gjasë do ta lë jashtë, në ndeshjen gjysmëfinale të FA Cup kundër Manchester United, e cila zhvillohet të shtunën në Wembley.
“Ka pak gjasa që ai të luajë. Mendoj se pas dy javësh, ai do të kthehet”, ka nënvizuar ish trajneri i Interit, Roberto Mancini.