Paris Saint-Germain në shitje

Nga Express më 12 prill 2011 në ora 16:27
Paris Saint-Germain është vënë në shitje. Lajmin e ka bërë të ditur e përditshmja franceze ‘Le Parisien’, e cila nënvizon se ‘Colony Capital’, një fond investimesh nga SHBA-të, pronar i 95,8% të klubit, ka vendosur që ta shesë klubin.
Në këtë rast, është emëruar një organ i specializuar për këtë tip tranzicioni. Gjiganti francez, PSG ka një vlerë prej 50-60 milionë eurosh. Sipas ‘Le Parisien’, nevojiten po aq të tjera për ta ngritur lartë këtë skuadër, për t’u kualifikuar rregullisht për të marrë pjesë në Ligën e Kampionëve.
PSG nuk e ka shijuar ndonjë titull në 10 vitet e fundit. Ky ekip ka mbetur nën hije të skuadrave tjera franceze si Olympique Lyon, Olympique Marseille e Bordeaux.