E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kosova 2 vjet e pavarur, Kuvendi mban seance solemne

PRISHTINE- Në dyvjetorin e pavarësisë së Kosovës, Kuvendi po mban një seance solemne, ku marrin pjesë udhëheqësit më të lartë vendorë.

“Pavarësia e Kosovës është rezultati i punës se dhe sakrificës së madhe të qytetarëve ndihmës së faktorit ndërkombëtar” tha presidenti Sejdiu.

Ndërkaq Kryetari i Kuvendit, Jakup Krasniqi, tha se shpallja e pavarësisë së Kosovës, dy vjet pas është bërë vend faktor për paqe në rajon dhe me gjerë. Kryeparlamentari ka thënë se pavarësia e Kosovës tashmë është fakti i pa kthyer.

Ditëlindja e dytë si shtet i pavarur, e gjeti Kosovën anëtare e FMN-se, BB-se njohjen e saj nga 65 shtete, dhe ne pritje të një mendimi nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë dhe përpjekjet për integrimin e veriut të vendit. Kosova pret dy vjetorin me festime dhe nje sere aktivitesh.
(s.g/euorpaelire/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›