Itali, garat e Formula 1, Vettel në vend të parë

Kampioni dhe lideri aktual në Formula 1, drejtuesi i Red Bullit, Sebastian Vettel është renditur në vendin e parë, të sezonit në xhiron e fundit të kualifikimeve për garën për Çmimin e Madh të Italisë. Vettel rrugën e gjatë 5.7 kilometra e kaloi për kohën 1 minutë e 22.613 sekonda. Një gabim i vogël nga Lewis Hamilton në McLaren i prishi atij xhiron e fundit por britaniku do të niset nga radha e parë përkrah Vettelit.
Drejtuesi tjetër i McLarenit, Jenson Button dhe Fernando Alonso në Ferrari renditen të dytët. Pas tyre vijnë Mark Webber në Red Bull dhe Felipe Massa. Michael Schumacher, pesë herë fitues në Itali do të niset nga vendi i tetë para kolegut të tij nga Mercedes, Nico Rosberg. Gara zyrtare për Çmimin e Madh të Italisë zhvillohet të dielën në orën 14.00.