E Shtunë, 31 Tetor 2026

Manchester City mendon Pep Guardiolen

Milionat nuk mjaftojnë. Manchester City mbetet një skuadër e vogël në Europë. Vetëm pas tre ndeshjeve të para, skuadra e Roberto Mancinit e sheh veten praktikisht me një këmbë jashtë Champions League-s.

Ky do të ishte dështimi i dytë radhazi, pas atij të një viti më parë dhe natyrshëm që pozitat e trajnerit në krye të stolit nuk janë nga më komodet. Një pikë e marrë nga 9 të mundshme konfirmon se “Citizens” ende nuk kanë arritur të bëjnë hapin cilësor në aktivitetin më prestigjioz për klube.

Mediat angleze janë treguar të pamëshirshme, duke e komentuar humbjen me Ajax-in si “komedi gafash”, “ barcaletë” apo “spektakël horrori” dhe në situatën e krijuar nuk kanë kursyer as trajnerin Mancini, për disa zgjedhje të diskutueshme teknike.

Pas dy dështimeve radhazi, ish-trajneri i Interit mund të bëj gati valixhet në qershor, ndërsa në vend të tij te Manchester City do të emërohej Pep Guardiolës. Afrimi i njeriut që perfeksionoi “Skuadrën e Ëndrrave” te Barcelona duket një hipotezë e realizueshme, mbi të gjitha prej disa lëvizjeve të klubit anglez.

Javën e ardhshme, te “Citizens” pritet të firmosë ish-drejtori sportiv i Barçës, Txiki Begiristain, që do të bashkohet me Ferran Sorianon, ish-zv.presidentin e klubit, që aktualisht është drejtori i përgjithshëm te City.

Begiristain do të marrë me vete edhe Joan Patsy, krahun e tij të djathtë gjatë epokës te Barcelona. Në këtë mënyrë, krijimi i kolonisë katalane shihet si mënyra më e mirë për ti hapur rrugën emërimit të Guardiolës në krye të stolit. Kjo cilësohet si rruga që më në fund, Manchester City të bëhej një skuadër konkurruese edhe në Europë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›