Reali mendon largimin e C. Ronaldo

Cristiano Ronaldo duket gjithmonë e më larg Realit të Madridit. Pas pakënaqësive të pak javëve më parë, që lojtari i konfirmoi publikisht, vazhdojnë zërat se sipas të gjitha gjasave, ylli portugez do ti japë lamtumirën “Santiago Bernabeut”.
Mediat spanjolle nënvijëzojnë se drejtuesit e Realit nuk kanë ndërmend ti rinovojnë lojtarit kontratën, që skadon në qershor të vitit 2015. “Merengues” i tremben faktit se me kalimin e viteve, Ronaldo do të humbiste cilësitë e tij më të mira, pra shpërthimin gjatë aksioneve sulmuese dhe shpejtësinë në shkëputjet e tij.
Në vitin 2015, sulmuesi luzitan do të jetë në moshë 30-vjeçare, ndërsa një prej problemeve afatshkurtra është pretendimi i lojtarit për të rinovuar kontratën me përmirësim të rrogës. Në Madrid mendojnë se 12 milionë eurot që Ronaldo përfiton aktualisht janë të mjaftueshme, por vetë lojtari pretendon të paktën 15 milionë euro rrogë në sezon.
Nëse palët nuk do të gjenin akordin, mbi të gjitha prej pretendimeve financiare, atëherë Florentino Perez do të ishte i gatshëm ta shiste 27-vjeçarin që prej merkatos së verës.
Interesimi për Cristiano Ronaldon nuk mungon. Paris Seint German dhe Manchester City vazhdojnë ta ëndërrojnë portugezin, të cilin Reali e bleu 95 milionë euro në vitin 2009. Madje, vetëm pak muaj më parë, City ishte gati të paguante 120 milionë euro për të marrë lojtarin.
Kosto totale e blerjes së “CR7” nga një tjetër skuadër përllogaritet në rreth 250 deri më 300 milionë euro, por klubet e sheikëve nuk do ta kishin problem këtë shifër. Në anën tjetër, nëse vendosin të shesin Ronaldon, te Reali janë të gatshëm të afrojnë në skuadër sulmuesin kolumbian, Radamel Falcao dhe mesfushorin nga Uellsi, Gareth Bale.