E Shtunë, 31 Tetor 2026

Manchester City mendon për Kaka

Angli, 13 Prill NOA – Sipas të përditshmes spanjolle “Sport”, e ardhmja e Kaka-së është gjithnjë e më larg nga Santiago Bernabeu.

Hipoteza e fundit e një ekipi për brazilianin është ajo e Manchester City dhe kjo duke parë se Real Madrid është shfaqur shumë e interesuar në blerjen e Yaya Toure.

Sulmi kundrejt ish mesfushorit të Barcelonës, megjithatë duhet thënë se është tepër i komplikuar.

Për sa i perkat Kaka, ai mund të bëhet pjesë dhe në marrëveshjen që do të çojë përfundimisht Adebayor tek Reali, duke parë që Murinjo ka vendosur ta ketë atë në skuadër.

r.b/NOA

Lajme të ngjashmeCity ka një objektiv: Jack WilshereInter mendon për Tevez, Reali për Eto’oJo vetëm Kaka do të largohet nga RealiReal-Barça, nis betejaMurinjo, lamtumirë La Ligës por jo Realit Lidhje: Kaka, Manchester City, merkato, Real Madrid

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›