E Shtunë, 31 Tetor 2026

Santos i hap rrugë shitjes së Gansos

Ekipi brazilian, Paulo Henrique Ganso (Santos) i ka hapur rrugë shitjes për mesfushorin e talentuar Ganso, duke theksuar se nuk do të pengojë largimin e tij.
Ganso është njëri prej talenteve më të rinj nga Amerika e Jugut dhe tashmë prej një kohe të gjatë, kërkohet nga Milan si dhe klubi rus Anzhi Makhachkala.
Presidenti i Santosit, Luis Alvaro Ribeiro, ka bërë të ditur se klubi do të lejojë largimin e Gangos nëse ai paraqet kërkesë të tillë.
“Ai më ka thënë se dëshiron të mbetet në Santos, por nëse ka ndërmend të largohet, ne nuk do ta kundërshtojmë”, u shpreh Ribeiro.
 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›