E Shtunë, 31 Tetor 2026

Manchester United jashtë FA Cup

Skuadra që bën gara në League One (liga e tretë sipas renditjes) ka turpëruar para tifozëve të vet kampionin në fuqi të Premier Ligës , Manchester United, duke e përjashtuar nga Kupa FA.
Një gol i shënuar nga Jermaine Beckford në pjesën e parë (19'), siguroi fitoren e mysafirëve, të cilët eliminuan Djajtë e Kuq nga kjo garë.
Ky ishte goli i 20-të i sezonit për Beckford, i cili padyshim se është njëri nga golat më të rëndësishëm të tij.
Për United, është kjo hera e parë pas 25 vitesh që eliminohet nga Kupa FA që në raundin e tretë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›